Paralandalohet krimi i rëndë në Greqi, shqiptari merr thikën e niset drejt shtëpisë së ish-gruas

Policia greke ka parandaluar një krim të mundshëm në një familje shqiptare. Në pranga mësohet se ka rënë një burrë shqiptar i cili kishte marrë një thikë guzhine dhe ishte nisur drejt shtëpisë së ish-gruas në Volos.

Ai është shprehur se do të vriste gruan si ata në Markinitsa, rasti i ndodhur pak kohë më parë ku ish dhëndri vrau ish gruan dhe nënën e saj).

Fatmirësisht e gjitha ka mbetur në kuadrin e një kërcënimi, pasi 49-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar nga policia.

Gjatë kontrollit të policisë, veç thikës, atij iu gjet dhe një sasi kokaine, me peshë 4.77 gramë, e cila u konfiskua. Ai do të akuzohet për “kërcënim”, “armëmbajtje pa leje” dhe “mbajtje të drogës”.

 


Shtuar 2.06.2021 08:13