Paralajmëron Rusia: Ja cili është objektivi ynë në Kiev

Ministria ruse e mbrojtjes ka lëshuar një paralajmërim për banorët e Kievit se po përgatitet të godasë objektivat në kryeqytetin ukrainas.

Në një deklaratë të lëshuar sot pasdite, zyrtarët rusë thanë se forcat e tyre po përgatiten të nisin “sulme me precizion të lartë” kundër “qendrave teknologjike të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës dhe qendrës së 72-të kryesore PsyOps në Kiev. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas të cilët po përdoren nga nacionalistët për të kryer provokime kundër Rusisë, si dhe banorët e Kievit që banojnë pranë stacioneve të transmetimit të largohen nga shtëpia e tyre”, shtohet në deklaratë.

Zyrtarët pohuan se sulmet po kryhen për të “parandaluar sulmet e informacionit kundër Rusisë”./albeu.com

 


Shtuar 1.03.2022 14:44