Paralajmërimi i i Berishës: Rama do të mbajë përgjegjësi nëse Veliajt i ndodh gjë në burg

Kryetari i PD, Sali Berisha, paralajmëroi kryeministrin Edi Rama, se do të mbajë përgjegjësi nëse Erion Veliajt i ndodh gjë në paraburgimin e Durrësit.

Berisha foli për skenare presioni dhe kërcënimi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, i cili dje u la në arrest me burg nga GJKKO.

Berisha theksoi se Veliajt në burg, do t’i shkojnë me porosi të Ramës anëtarë të grupeve kriminale për t’i mbyllur gojën.

Sali Berisha: Vazhdoj me kërkesën time të prerë që Edi Rama të kthehet urgjent në parlament dhe të ndërpresë çdo lloj presioni, çdo lloj forme presioni ndaj të burgosurit Erion Veliaj, të cilin urdhëroi ta dërgojnë në Durrës në mënyrë që ta trajtojë Xhevdet Troplini. Xhevdet Troplini u dërgua atje për t’u kërcënuar në mënyrë që po mbylli gojën, do pësojë këtë dhe atë. Garantoj se gjëja më e vogël po ndodhi në këtë proces, do përgjigjet personalisht Edi Rama, qoftë ndaj Velisë, qoftë ndaj Velicës, ndaj prokurorëve, ndaj gjykatësve. Sepse ky tërbim, kjo frikë e tmrrshme, ky shkallmim që ka kapur Edi Ramën është shumë e rrezikshme për momentin për vendin. Ky i papërgjegjshëm është i gatshëm të ndërmarrë çdo akt pasi vetë ka marrë fund përfundimisht.


Shtuar 13.02.2025 12:38