Në mesazhin e Krishtlindjeve mesazhi i Papa Françeskut ka qenë për gratë e dhunuara.
“Bir i Zotit”, ngushëlloi viktimat e dhunës ndaj grave, që është shfrenuar në pandemi” tha Papa Françesku në mesazhin e tij të “Urbi et Orbi”.
“Të ofrojmë shpresë për fëmijët dhe adoleshentët të cilët janë ngacmuar dhe abuzuar” shtoi ai.
Papa bëri thirrje edhe për të dhuruar dashur ndaj të moshuare dhe shëndet për të sëmurët.
“Zoti ynë, jepi shëndet të sëmurëve dhe frymëzoji të gjithë njerëzit me vullnet të mirë për të gjetur zgjidhjet më të përshtatshme për të kapërcyer krizën shëndetësore dhe pasojat e saj. Bëjini zemrat bujare, për të ofruar kujdesin e nevojshëm, veçanërisht vaksinat, për popullsinë më në nevojë. Shpërblejini të gjithë ata që tregojnë vëmendje dhe përkushtim në kujdesin për familjarët, të sëmurët dhe më të dobëtit”, tha Papa./albeu.com