Papa Françesku doli sot nga spitali Agostino Gemelli në Romë, pasi ishte shtruar në të të mërkurën e kaluar me bronkit kronik dhe astmë, të cilat i shkaktuan kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.
Papa ka hipur në një makinë të bardhë dhe ka përshëndetur ngrohtësisht gazetarët që ndodheshin jashtë spitalit.
“Isha i frikësuar. Jam ende gjallë”, u tha ai me shaka gazetarëve me zë të dobësuar.
Papa, sipas Vatikanit, do të kryesojë ceremonitë fetare të Javës së Shenjtë Katolike, Pashkët e së cilës këtë vit “bien” më 9 prill.
Dy vite më parë, Papa iu nënshtrua një operacioni në zorrën e trashë dhe vuan nga gonalgjia kronike, për shkak të së cilës, për të kaluar distanca të gjata, ndonjëherë përdor një karrige me rrota. /albeu.com