Pamje të frikshme: Tornado godet Çekinë, 150 të plagosur dhe dëme të mëdha (VIDEO)

Çekia është goditur nga një tornado shkatërruese në juglindje të saj. Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se janë mbi 150 të plagosur teksa dëmet janë të mëdha.

Fshati Hrusky është gjysmë i shkatërruar teksa nga videot ngjan më shumë si një zonë lufte. Një banor për mediat lokale tha se ‘’është si ferr’’.

100 mijë banorë mbetën pa energji elektrike prej tornados ndërkohë që shteti u ‘ngrit në këmbë’ për ti ardhur në ndihmë me suportin edhe të dy vendeve fqinje, Austrisë e Sllovakisë.

Stuhia shkatërroi çatitë e disa ndërtesave në qytetet Brecllav dhe Hodonin, ndërsa shkuli pemë dhe përmbysi makina.

“Është një ferr i gjallë”, tha guvernatori rajonal i Moravisë Jugore, Jan Grolich, pasi vizitoi zonën.

Ekipet vendase të shpëtimit, bashkë me përforcime nga Austria dhe Sllovakia, janë duke ndihmuar të prekurit.

“Ne e vlerësojmë numrin e personave të plagosur në 100-150, duke filluar nga fëmijët te qytetarët e moshuar,” tha zëdhënësi çek i shpëtimit Michaela Bothova.
Një zëdhënëse lokale e shërbimeve të urgjencës, Hedvika Kropackova, tha se ka viktima dhe se disa njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja.

Ministri i Brendshëm çek, Jan Hamacek, tha se situata është shumë serioze. Pasi vizitoi rajonin e goditur, ai shpalli gjendje të jashtëzakonshme.


Shtuar 25.06.2021 08:52

Tags: , ,