Janë bërë publike pamjet e rëndë se si i riu nga Klosi, Rudolf Nikolli, qëlloi me thikë 5 të rinj të cilët po faleshin në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë.
Në pamjet që mund t’i shihni bashkëngjitur lajmit, shihet se si i riu qëllon një pas njëri të pranishmit në xhami dhe vrapon pas tyre për t’i qëlluar sërish.
Ngjarja ndodhi gjatë faljes së tyre dhe pasi plagosi 5 shtetas ai arriti të ndalej fillimisht nga të pranishmit dhe më pas nga policia e Shtetit.
Ditën e sotme gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 34-vjeçarin, ndërsa do të hetohet për terrorizëm./albeu.com/