Pamje të frikshme, momenti kur dallgët “përpijnë” 20-vjeçaren (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, momenti tronditës kur një vajzë 20-vjeçare u përfshi nga dallgët e furishme mes motit të keq në një plazh në Soçi, të Rusisë . Mësohet  videoja u kap nga një kalimtar.

Sipas mediave ruse, ngjarja ka ndodhur më 16 Qershor dhe që nga ajo kohë vajza 20-vjeçare nuk është gjetur më.

Në video, vajza shihet në plazh me një djalë. Edhe pse fillimisht janë në plazh, në një moment dallgët i bëjnë të humbasin ekuilibrin dhe djalin që fillimisht arrin ta nxjerrë vajzën nga uji.

Megjithatë, një valë e dytë i mbuloi dy të rinjtë, ndërsa vajza humbi në ujë.

Mediat ruse raportojnë se edhe pse ka pasur mobilizim të shërbimeve të Ministrisë së Emergjencave, 20-vjeçarja nuk është gjetur deri më sot.

Siç theksojnë ata, në fakt, ditën në fjalë, më 16 qershor, plazhet në Soçi ishin të mbyllura, për shkak të motit të keq që mbizotëronte në zonë.


Shtuar 19.06.2024 07:51