Pamje të frikshme! Makina përfundoi në stacion autobusi, shoqja: Mos e lëviz! Po vdes! (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme ku një shofere ka humbur kontrollin e makinës dhe mjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobusi ku plagosi dy këmbësorë.

Në videon e JOQ, dallohet se një prej të aksidentuarave është shtrirë në tokë, ndërsa në krahë e mban një vajzë tjetër, e cila kërkon duke bërtitur ambulancën për ndihmë. Pranë saj afrohen kalimtarë të tjerë për të ndihmuar.

“Mos e lëviz! Po vdes! Sillni ambulancë! Ujë,”-dëgjohet nga videoja.

Mjeti i drejtuar nga 47-vjeçarja ka mbetur ende e bllokuar nga hekurat e stacionit, ndërkoh që Policia ka raportuar se të lënduara kanë mbetur dy kalimtare të rastit. Të dyja kanë përfunduar në spital, jashtë rrezikut për jetë.

 

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2021, rreth orës 20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 15.05.2021 22:21