Detaje të reja bëhen me dije nga operacion antidrogë mes Italisë dhe Shqipërisë, ndërsa kodimi i tij është bërë në shqip “Shpirti”.
Në total mësohet se janë lëshuar 38 urdhër arreste, nga Prokurori i Antimafias në Itali dhe kreu i SPAK Arben Kraja në Shqipëri janë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Pritet që në orën 10.30, zyrtarët më të lartë të dalin në një konferencë.
Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha dhe prokurori i Sarandës Sali Hasa janë dy prej ”peshqve të mëdhenj” që kanë rënë në pranga. Gjithashtu prokurori i Kukësit Edmond Karriqi, dyshohet se ka dalë në përgjime në kuadër të të njëjtit operacion. Mes të arrestuarve ka dhe zyrtarë të policisë, identitetet e të cilëve do të bëhen me dije më vonë.
Mësohet se droga që ka trafikuar ky grup i strukturuar kriminal kap shifrën e 40 milionë eurove.
Në total mësohet se janë lëshuar 38 urdhër arreste, nga Prokurori i Antimafias në Itali dhe kreu i SPAK Arben Kraja në Shqipëri jaën ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Pritet që në orën 10.30, zyrtarët më të lartë të dalin në një konferencë.
Urdhër arrestet janë për drogë, korrupsion, por edhe shpërdorim detyre, çka tregon se mund të kemi zyrtarë shtetërorë të përfshirë. Hetimet për këtë dosje kanë nis që në 2018, akte të hetimit i kanë kaluar më tej edhe autoriteteve shqiptare dhe është finalizuar mengjesin e sotëm.
Hetimi ka 4 bashkëpunëtor të drejtësisë që kanë dhënë detaje në lidhje me aktivitetin kriminal të drogave, por që nxori edhe paligjshmëri të tjera.
Operacioni është koordinuar nag selia e Eurojust në Hagë, Holandë. Gjithashtu, bëhet me dije se autoritetet e drejtësisë kanë lëshuar disa urdhra për sekuestrimin e miliona eurove që janë investuar nga të arrestuarit në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, arrestimet janë kryer për disa episode që kanë të bëjnë me trafikun e drogës nga brigjet shqiptare, drejt Pulias në Itali.