Pamje nga festa madhështore, deputeti socialist marton vajzën: Për mua do mbetesh gjithmonë Klara e vogël! (FOTO LAJM)

Deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia ka martuar vajzën e tij, Klarën dhe këto momente gëzimi nuk nguroi t’i ndante me të tjerët.

Qefalia i ka kushtuar të bijës disa vargje emocionuese vajzës duke ndarë foto nga eventi. Qefalia shkruan:  “Më bërë të përjetoj sërish të njëjtin emocion si ditën kur erdhe në jetë e të mora në krahë për herë të parë dhe sot po në krah por me fustanin e bardhë të nusërisë”.

Postimi i plotë:

“Kush ka vajza botën ka”!

Më bërë të përjetoj sërish të njëjtin emocion si ditën kur erdhe në jetë e të mora në krahë për herë të parë dhe sot po në krah por me fustanin e bardhë të nusërisë.

BIJA IME!

Ti ishe gëzimi i parë i familjes!

Vitet kaluan pa kuptuar dhe sot je veshur e bërë nuse, duke lumturuar e gëzuar Erjonin dhe familjen e tij, por për ne mbetesh sërish Klara e vogël, e dashur dhe e qeshur.

Dashuri e cila nuk do të mungojë kurrë sa të kemi frymën!

Buzëqeshja jote do të jetë sërish frymëzim për ne, për mamin, Leartin dhe Klausin!

Qofshi të lumtur bija e babit!


Shtuar 10.07.2021 20:09