Pamje katastrofike nga Ukraina, shkatërrim, civilë të vrarë, trafik dhe kaos (VIDEO)

Ndërkohë që ushtria ruse ka nisur tashmë pushtimin e Ukrainës duke bombarduar fillimisht në orët e para të mëngjesit, vendi ka shpallur ligjin ushtarak, kurse qytetarët po kërkojnë të largohen prej luftës.

Pamjet e nga Kievi të publikuara nga mediat botërore janë dramatike, me radhë të gjata makinash që duan të largohen nga kryeqyteti, ndërkohë raportohet se rusët kanë bombarduar edhe objektiva civilë, siç ishte një kompleks apartamentesh në Kharkiv.

Çfarë kërkon Putin nga Ukraina?

Rusia kërkon garanci nga Perëndimi dhe Ukraina se nuk do të bashkohet me NATO-n, një aleancë mbrojtëse e 30 vendeve.
Si një ish-republikë sovjetike, Ukraina ka lidhje të thella sociale dhe kulturore me Rusinë, dhe rusishtja flitet gjerësisht atje, por që kur Rusia pushtoi në 2014, këto marrëdhënie janë prishur.

Rusia sulmoi Ukrainën kur presidenti i saj pro-rus u rrëzua në fillim të vitit 2014. Lufta në lindje ka shkaktuar më shumë se 14 mijë viktima. Në teori, forcat ruse mund të synojnë të vendosen në lindje, në veri dhe jug të Ukrainës dhe të përpiqen të largojnë qeverinë e saj të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ata mund të mobilizojnë trupa në Krime, Bjellorusi dhe rreth kufijve lindorë të Ukrainës.

Ndërkohë Ushtria ka thirrur të gjithë rezervistët e moshës 18-60 vjeç.


Shtuar 24.02.2022 11:28