Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kajro mëngjesin e sotëm ku një ndërtesë e madhe prej 10 katësh është shembur.
Burimet nga mediat vendase bëjnë me dije se deri tani dyshohet për të paktën 8 viktima.
Numri i të plagosurve raportohet 29, ndërsa autoritetet po vazhdojnë të kërkojnë për të bllokuarit në rrënoja.
E para që u shpëtua nga rrënojat ishte një vajzë gjashtë-vjeçare, prindërit e së cilës janë zhdukur.
Të plagosurit u dërguan në dy spitale në Kajro dhe qeveria tha se kishte ngritur një komitet teknik për të inspektuar ndërtesat pranë dhe për të përcaktuar nëse ishin dëmtuar nga shembja.