Pak ditë para dasmës me Mark Frrokun, ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt bën publike lidhjen (FOTO LAJM)

Rudina Dembacaj ka bërë sot publike ditën e dasmës së saj, siç ishte përfolur shumë. Ajo do të kurorëzoj dashurinë me Mark Frrokun në martesë me 1 tetor, ndërkohë që kur u pyet në ekran nëse ish-bashkëshorti i saj, Aleksi do të ishte i ftuar në ceremoni, aktorja anashkaloi me lezet pyetjen.

Aleksander Varfaj dhe Rudina Dembacaj janë prindër të një vajze, Viktorias nga martesa e tyre, e cila zgjati 3 vite e më pas lajmi i divorcit u shoqërua menjëherë me lajmin e lidhes së aktores me ish-politikanin, Mark Frroku.

Ndërkohë Aleksi ka bërë publike në Instagram lidhjen e re, por ka mbajtur sekret identitetin e vajzës.

Por të jetë kaq xheloze e dashura e re e Aleksit saqe ka arritur t’i prish mekanikut marrëdhënien me Rudinën?

Pas divorcit Rudina dhe Aleksi kanë ruajtur raporte shoqërore për hirë të vajzës dhe janë parë shpeshherë në parinë e njëri-tjetrit, por duket se kjo nuk ka zgjatur shumë pasi ish-çifit ka fshirë njëri-tjetrin nga Instagrami dhe madje dhe fotot si familje./albeu.com/


Shtuar 20.09.2021 14:36