Policia e Rinasit ka sekuestruar disa pajisje nga dy shtetas britanik, të dyshuara si përgjues.
Britanikët, me profesion inxhinierë kanë qëndruar disa ditë në Shqipëri dhe tentuan të kalonin kufirin bashkë me pajisjet.
Para autoriteteve, ata kanë deklaruar se këto pajisje janë radiomarrëse dhe nuk kanë lidhje me përgjimet.
Policia ka lënë të lirë britanikët, ndërkohë pajiset janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës dhe më pas në Laboratorin Shkencor të Policisë së Shtetit, ku do të kryen testime.
Kujtojmë se vitet e fundit janë sekuestruar disa pajisje në Shqipëri, ku ka pasur dyshime se kanë qenë përgjuese.