Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale një mesazh ku nënvizon se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po vijon, ndërsa hedh poshtë deklaratat që, sipas tij, janë shpërndarë së fundmi.
Në postimin e tij, Rama thotë se janë bërë pohime se negociatat janë bllokuar, se Samiti i NATO-s është anuluar dhe se qeveria është rrëzuar, por i përshkruan këto si “llafe”.
Të lidhura
None found
“Shqipëria nuk ndalet”, shkruan kreu i qeverisë, duke shtuar se: “Puna e tyre janë llafet, ndërsa fjala jonë është puna.”
Statusi i plotë i Kryeministrit Edi Rama:
Thanë negociatat u bllokuan;
thanë Samiti i NATOS u anullua;
thanë qeveria u rrëzua;
thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lenë, sepse puna e tyre janë llafet ndërsa FJALA JONË ËSHTË PUNA
