Pagoi 30 mijë euro t’i vrisnin gruan, pas Naimit dhe Granitit arrestohet dhe një person i tretë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person të tretë në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, e cila u ekzekutua ndërsa ndodhej në makinë bashkë më bashkëshortin dhe dy fëmijët.

lajmi për arrestimin e personit të tretë është bërë i ditur nga gazeta “Express” në Kosovë.

Kujtojmë që fillimisht u raportua se Liridona Murseli i vra gjatë një grabitjeje, por pas arrestimit të njërit prej autorëve të dyshuar, granit Plava, ngjarja morit tjetër dinamikë.

Plava deklaroi në polici se ishte paguar 30 mijë euro nga abshkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, r të kryer vrasjen.

Më vonë edhe vetë Naimi, ka pranuar se i ka premtuar Plavës, 30 mijë euro që ai t’i vrasë gruan dhe një pjesë të parave ia kishte dhënë, ndërsa për pjesën tjetër kishin rënë dakord që t’ia jepte më vonë.

 

 


Shtuar 1.12.2023 22:05