Pagjumësi? 5 sjelljet që ju ndihmojnë ta luftoni

Ju ka ndodhur ndonjëherë që edhe pse keni një nevojë të tmerrshme për gjumë, nuk mund të flini? Zakonisht pagjumësia shkaktohet nga kequshqyerja, stresi dhe probleme të tjera, të cilat nuk duhen anashkaluar, sepse gjumi i pamjaftueshëm shkakton një sërë sëmundjesh. Ndaj, për të mos patur kurrë një gjumë të keq, ndiqni këto këshilla të vlefshme:

– Mos hani darkë vonë dhe mos konsumoni ushqime të vështira për t’u tretur. Stomakun do ta keni si të rënduar dhe ta harroni gjumin.

– Mbajeni dhomën të pastër dhe ndërrojini shpesh çarçafët. Studimet tregojnë se njerëzit flenë më me lehtësi në një ambjent të pastër.

– Shmangni konsumin e produkteve që përmbajnë kafeinë. Do të keni probleme edhe nëse i konsumoni disa orë para gjumit.

-Pini pak qumësht ose çaj të ngrohtë.

– Ekspertët theksojnë se mbajtja e telefonit afër krevatit jua përkeqëson gjumin. Madje, duhet të mos e përdorni telefonin të paktën gjysmë ore para se të shtriheni në shtrat./albeu.com