Seanca gjyqësore mes Veliajt dhe prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado, është shtyrë ditën e sotme në Gjykatën Administrative.
Shkak për këtë është bërë mungesa e avokatit të kryebshkiakut, Plarent Ndreca. Ai nuk është paraqitur në seancën e sotme gjyqësore, pasi ka njoftuar Gjykatën se ndodhet me fëmijën e tij në urgjencë.
Të lidhura
None found
Seanca e fundit u shty për t’u dhënë kohë palëve të njihen me kërkesën e shoqatës “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë” që kërkon të përfshihet në gjykim.
Veliaj kërkon që Gjykata Administrative, të shpallë të pavlefshëm dekretin me të cilin Dado u emërua prokuror në vitin 2008.
Përfaqësuesit e shoqatës kanë deklaruar se çështja ka interes publik dhe lidhet me integritetin e sistemit të drejtësisë. Gjë e cila përbën një nga objektivat kryesore të veprimtarisë së kësaj shoqate.
