Pa energji, pa ngrohje dhe shkrijnë dëborën për ujë, mjerimi në Mariupol

Mariupol është në një gjendje të mjeruar. Evakuimet e vendosura për mëngjesin e sotëm, u shtynë pasi Rusia nuk i ndaloi bombardimet.

Një punonjës i shoqatës bamirëse mjekësore Médecins Sans Frontières (MSF) ka përshkruar situatën atje:

“Këtë natë bombardimet ishin gjithnjë e më afër,” i citon MSF të kenë thënë ata.

“Dje mblodhëm ujin e borës dhe shiut për të pasur pak ujë, u përpoqëm të merrnim ujë falas sot, por radha ishte e madhe.”

“Sipas njerëzve [të tjerë], shumë dyqane ushqimore u shkatërruan nga raketat dhe gjërat e mbetura u morën nga njerëzit në nevojë të dëshpëruar.”

“Ende nuk ka energji, ujë, ngrohje dhe lidhje celulare. Askush nuk ka dëgjuar ende për ndonjë evakuim. Farmacitë janë pa mjekësi.”


Shtuar 5.03.2022 15:43