Pa dasëm, por me fat në dashuri! Mes lotëve, Mihali: Në ditëlindje kanë munguar

Edith Mihali është sopranoja e cila na ka mrekulluar gjithmonë me zërin e saj melodioz, e përherë ka ngjallur kuriozitet për historinë e saj familjare qoftë me prindërit por dhe të njohjes së saj me bashkëshortin.

Së fundmi ajo është vlerësuar me çertifikatë Mirënjohje nga kreu i Bashkisë Erion Veliaj. Për këtë vlerësim ajo gjatë programit “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin u shpreh se është ndjerë shumë mirë.

“Vlerësimi nga kryetari i Bashksië së Tiranës, më ka gëzuar pa masë. Ka kaluar një kohë që unë nuk jam në skenë dhe pse jam pedagoge, në moshën 34 vjeçe jam nderuar me ‘Artiste e Merituar’, në 2000 ‘Artiste e Madhe’. Më ka emocionuar shumë ky nderim, ai është shumë i kujdeshëm ndaj artistëve por në veçanti në artin e kultivuar.”

Çfarë mendon ajo për vlerësimin e munguar sa artistët janë gjallë, por kryesisht nga institucionet vjen një vlerësim pas ikjes së tyre nga jeta?

“Unë këtë e kam ndjerë kështu si ia bëtë juve pyetje vetes, ia bëj dhe unë. Nuk e kuptoj! Po marr shembullin tim pavarësisht se jam vlerësuar, në moshën 60 vjeçe unë kam qenë në punë, por dhe sot që jam 70 vjeç jam pedagoge, por asnjëherë në këto ditëlindjet e mia, përveç studentëve, asnjë institucion nuk është kujtuar. Të vjen keq por…”

Ne shohim çdo të dielë në ekranin e Tv Klan, ku është pjesë e llotarisë. Ajo tregoi se vetë nuk e ka provuar sepse nuk i lejohet por i ka qëlluar që një mikeshë e saj e afërt e ka fituar, por ajo nuk e ka njohur fare kur ishte në telefon.

“Pianistja ime Sevasti Dheri që kemi punuar në Akademi, me tha nuk më njohe zërin, ku moj i thashë. ‘Po fitova moj, 1 milionshin’. Ua, i thashë, jo. Ajo ishte një mikesha ime fare e ngushtë që i ra fati.”

Një marrëdhënie kaq e gjatë e saj me Kopin, si ia kanë dalë? Ndërkohë që sot ka kaq shumë ndarje e divorce. Ajo u shpreh se familja është përgjegjësi, do shumë durim dhe tolerencë sidomos kur ke fëmijë. Në këtë rast ka një 1 dhe ai 1 është fëmija.

 


Shtuar 8.11.2022 18:00