Prej dy ditësh Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu. Reshjet e dendura kanë sjellë problemet e para.
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Burrel-Skuraj është bërë me vështirësi dhe në rrezik pasi një masiv i madh shëkmbor është shembur në “Sektorin C” duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve.
Shembja e masivit shkëmbor krijoi një varg të gjatë automjetesh që lëviznin në drejtim të Tiranës dhe Burrelit.
Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka menaxhuar trafikun, ndërsa një fadromë po punon për heqjen e gurëve.
Në ditët me shi ky aks rrugor bëhet gjithmonë problematik për shkak të rënies së gurëve pasi i mungojnë rrjetat mbrojtëse në shpatin e malit. /albeu.com/