OSSH reagon për vetëvrasjen e 48-vjeçarit në Përrenjas: Nuk ia kemi ndërprerë energjinë

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes Elbasan ka reaguar për rastin e 48-vjeçarit i cili u vetëvar sot pasi jetonte në skamjet.

Përmes një postimi, OSSH ka hedhur poshtë raportimet e deritanishme se në shtëpinë e të ndjerit ishe ndërprerë furnizimi me energji elektrike.

REAGIMI I PLOTË:

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, drejtoria OSSH Elbasan shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së shtetasit F.Ç. i cili raportohet se ka ndërruar jetë ditën e sotme në fshatin Rrajcë të Prrenjasit.

Marrë shkas nga raportimet e publikuara në media rreth këtij rasti, OSSH Elbasan sqaron se ndryshe nga sa pretendohet në media, banesa e shtetasit në fjalë furnizohej dhe vazhdon të furnizohet me energji elektrike. Energjia në këtë objekt nuk është ndërprerë në asnjë moment.

Duke shpresuar në mirëkuptimin e mediave për saktësimin e raportimit, OSSH Elbasan gjen rastin dhe njëherë të ngushëlloje familjen për humbjen e njeriut të tyre të dashur./albeu.com/