Organizonte lojëra fati në kundërshtim me ligjin, shpallet në kërkim 45-vjeçari, pjesë e grupit të Ervis Martinajt

Policia e Kurbinit ka shpallur në kërkim Artan Sulën (Jani Përskura) , pasi kishte kthyer lokalin e tij në sallë për lojëra fati.

Uniformat blu njoftojn1% se në lokalin e tij u gjetën 8 kompjutera që shërbenin për lojëra fati.

Burime për Report TV bëjnë me dije se 45-vjeçari është pjesë e grupit të bosit të kazinove Ervis Martinaj.

Njoftimi policisë

Kurbin/Finalizohet faza e tretë e operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Nga kontrollet, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 8 kompjutera që shërbenin për këtë veprimtari të kundërligjshme. Si rezultat i veprimeve hetimore për këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim poseduesi i dyshuar i këtyre pajisjeve, shtetasi A. S.(alias J. P.) 45 vjeç, banues në Mamurras, njëkohësisht, pronari i lokalit ku u gjetën kompjuterat. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjatë 2 fazave të mëparshme të operacionit “Basti i fundit”, janë vënë në pranga 3 shtetas, janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe janë sekuestruar 13 kompjutera, 2 tavolina pokeri, 2 valixhe me çipsa, celularë dhe pajisje të tjera që shërbenin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.’- njofton policia.

/albeu.com/


Shtuar 21.06.2023 09:35