Kryeministri hungarez Viktor Orban, gjatë konferencë sme homologun Edi Rama, u shpreh se Shqipëria duhet të ishte pjesë e BE.
Kreu i qeverisë hungareze theksoi se; “po shikojmë pengesa politike dhe është e vështirë për ti kaluar këto probleme”.
Viktor Orban: “Shqipëria ka pritur që nga viti 2019. Kam folur dhe në Strasburg. Kura më e mirë për të gjithë, është që BE t’i presë vendet e Ballkanit.
Shqipëria ka bërë punë të mrekullueshme, të bazuar te mertita. Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE dhe duhet të ishte tani. Fatkeqësisht po shohim pengesa politike.
Javën e ardhshme në Luskemburg, do të kemi konferencën ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE.
Jemi shumë krenarë që kjo vjen kur Hungaria ka presidencën e BE. Hungaria, në frymën e një politike të përgjegjshme të fqinjësisë së mirë, ka ndihmuar BE.
Ju nuk duhet të prisni nga anëtarësimi që të përfitoni nga kjo gjë.
Kemi diskutuar edhe për bashkëpunimin dy palësh”, theksoi Orban.