Opozita kërkoi ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Begajt, rrëzohet me 77 vota kundër propozimi i demokratëve

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Pas një seance me debate të gjata, votimi përfundoi me 77 vota pro nga mazhoranca për rrëzimin e kërkesës, 32 kundër nga opozita dhe asnjë abstenim, duke mos arritur shumicën e nevojshme për të miratuar shkarkimin.

Kujtojmë se Grupi Parlamentar i PD paraqiti kërkesën për fillimin e procedurës për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj për shkelje të rëndë dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas PD, Begaj dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës, ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese si edhe dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore.

“Grupi i PD ka paraqitur kërkesën për fillimin e procedurës për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj për shkelje të rëndë dhe në mënyrë të vazhdueshme. Kërkesa është argumentuar gjërësisht me një material prej 80 faqesh të mbështetur me 21 prova shkresore. Jemi të bindur që Bajram Begaj nuk mund të vazhdojë të jetë de juro kryetar i shtetit, funksione që de facto i ka humbur prej shumë kohësh tashmë.

Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’, S’ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025. Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve.I biri i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga presidenca. Vetë Begaj i punësuar në një klinikë private”, deklaroi deputeti Gjin Gjoni pak ditë më parë në Komisioni për Çështjet Ligjore, ku argumentoi kërkesën e opozitës.


Shtuar 6.11.2025 22:22

Tags: ,