Opozita “bëhet bashkë” me PS! Miratojnë me 105 vota pro ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

Kuvendi në fundin e seancës së sotme plenare ka miratuar ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare bipartizane që kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore dhe tjetra me atë Territoriale.

Të dyja votimet u miratuan me 105 vota pra nga të dyja kahet dhe një kundër, votë e Erald Kaprit të Partisë Mundësia.

Dy komisionet e shumëpërfolura pritet të ndryshojnë ndarjen territoriale në vend, sa i përket edhe numrit të bashkive, ndërkohë me interes priten ndryshime në Kodin Zgjedhor.


Shtuar 6.11.2025 22:23

Tags: ,