Operacioni “Silenciatori” në Sarandë, arrestohen 5 persona, municion dhe silenciator

Policia ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në Sarandë, pas finalizimit të operacionit të koduar “Silenciatori”. Ndërhyrja u realizua mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe çoi në arrestimin e 5 personave.

Dy prej të arrestuarve u kapën në flagrancë në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, në një zonë pa ndriçim. Sipas hetimeve, ata kishin nxjerrë armët e zjarrit nga automjeti dhe po qëndronin në pritje.

Të lidhura

None found

Personat e arrestuar janë:

S. M., 32 vjeç, banues në Tiranë;

A. K., 26 vjeç, banues në Kavajë;

V. H., 20 vjeç, banues në Kavajë;

V. P., 31 vjeç, banues në Tiranë;

F. B., 21 vjeç, banues në Kavajë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 2 pistoleta, municion luftarak, një silenciator dhe dy automjete.

Dyshimet paraprake të grupit hetimor janë se personat kishin udhëtuar drejt Sarandës me synimin për të kryer një vrasje. S. M. dhe A. K. akuzohen për vepra penale që lidhen me armëmbajtjen pa leje, ndërsa tre personat e tjerë u arrestuan për “Moskallëzim të krimit”.

Operacioni u organizua dhe u përfundua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.

Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e objektivit të dyshuar dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore të personave të përfshirë.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

Operacioni “Silenciatori” në Sarandë, arrestohen 5 persona me pistoleta, municion dhe silenciator


Shtuar 4.08.2026 12:17

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet