DASH njofton ratifikimin e Marrëveshjes me Shqipërinë për kredinë 302 milionë dollarë për mbrojtjen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë njoftuar se Shqipëria ka ratifikuar dhe nënshkruar një marrëveshje kredie prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Foreign Military Financing (FMF), e cila synon të mbështesë modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare.

Në njoftimin zyrtar Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se kredia do ta ndihmojë Shqipërinë të përmbushë angazhimin e miratuar në samitin e Hagës për rritjen graduale të shpenzimeve për mbrojtjen në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035.

Të lidhura

None found

 

 

SHBA vlerëson gjithashtu Shqipërinë si një aleate të NATO-s, duke theksuar se ajo ka qenë e harmonizuar ngushtë me Uashingtonin në çështje kyçe të politikës së jashtme.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh për Financimin e Huaj Ushtarak (FMF), e cila do të mbështesë progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Mbrojtjes për të shpenzuar 5 përqind të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2035.

Kredia e FMF-së do të ndihmojë në modernizimin e forcave të armatosura të Shqipërisë duke mbështetur prokurimin e kapaciteteve kryesore me origjinë nga SHBA-ja dhe duke forcuar aftësinë e Evropës për të udhëhequr mbrojtjen e vet.

Si një aleate e NATO-s, Shqipëria është lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara në çështje kritike të politikës së jashtme, duke përfshirë edhe rolin e anëtares themeluese të Bordit të Paqes të Presidentit Trump”, thuhet në njoftimin e DASH.

Reagimi i ministrit të Mbrojtjes

Për njoftimin e DASH reagoi edhe ministrin i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili thotë se votë besimi strategjike e SHBA-së ndaj Shqipërisë është një hap historik në modernizimin e mbrojtjes shqiptare.

“Mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për partneritetin e palëkundur strategjik dhe mbështetjen e vazhdueshme në ndërtimin e një mbrojtjeje më të fortë për Shqipërinë, rajonin e më gjerë. Kjo mbështetje do të përshpejtojë modernizimin e kapaciteteve tona ushtarake, do të rrisë gatishmërinë operacionale dhe do të forcojë kontributin e Shqipërisë për sigurinë kolektive të Aleancës”, shkruan Nufi në Facebook.

Ratifikimi ne parlament mes debateve

Kujtojmë që Parlamenti shqiptar miratoi mes debateve huanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që synon rritjen e financimit të sektorit të mbrojtjes, duke synuar arritjen e objektivave buxhetore të NATO-s.

Kjo marrëveshje u ratifikua vetëm me votat e socialistëve, pasi PD nuk mori pjesë. Madje opozita e ka çuar në Gjykatë Kushtetuese procedurën e miratimit, pasi sipas tyre u bë në kundërshtim me Kushtetutën.


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet