Gjithçka nga e para për Kristjan Asllanin, 19 milionë euro dhe rregullorja pengon transferimin e mesfushorit

Kristjan Asllani, duhet të presë për të mësuar të ardhmen e tij, e cila padyshim do të jetë larg Interit. Zikaltrit nuk e marrin më në konsideratë si pjesë të tyre dhe po mundohen që t’i gjejnë një sistemim, por për momentin ende pa sukses.

Ditët e fundit, në Itali u bë e ditur se ai i ishte ofruar Al Itihad në Arabinë Saudite si pjesë e transferimit të mundshëm të Musa Diabi te zikaltrit nga ekipi saudit.

Të lidhura

None found

Por duket se çdo gjë është mbyllur me një “jo”, pa filluar mirë, pasi Al Itihad ka bërë lëvizje të tjera.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se klubi në fjalë ka gjetur akordin për transferimin për 19 milionë euro të senegalezit Dion Lopi nga Almeria.

Futbollisti në fjalë luan në të njëjtin pozicion si Asllani e kështu, është e qartë se klubi saudit nuk do të hedhë hapa të mëtejshëm për mesfushorin shqiptar, edhe për faktin se rregulloret e kampionatit kufizojnë numrin e të huajve në fushë.

Ndaj Asllani mbetet në pritje për të mësuar të ardhmen e tij, me negociatat me klube të ndryshme që nuk kanë gjetur një fund të lumtur deri tani edhe për çështje ekonomike, pasi lojtari ka një rrogë të lartë apo edhe për kërkesën e rreth 10 milionë eurove nga Interi për kartonin e tij.


Shtuar 4.08.2026 09:52

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet