Egnatia luan sonte ndaj Shamrock Rovers në sfidën e vlefshme për raundin e 3-të të Europa League. Formacioni i drejtuar nga Nevil Dede synon të surprizojë ekipin irlandez, edhe pse në vlerësimin paraprak përballja duket e vështirë.
Të lidhura
None found
Megjithatë, historia e përballjeve europiane u jep skuadrave shqiptare arsye për optimizëm. Ato nuk janë mundur asnjëherë nga ekipet irlandeze në Kupat e Europës, një statistikë që mund të duket e pazakontë, por është e konfirmuar nga precedentët.
Përballja e parë daton në sezonin 2003-2004, në raundin e parë të Champions League. Dinamo fitoi 1 – 0 ndaj Shamrock Rovers në Tiranë, ndërsa ndeshja e zhvilluar në transfertë ishte mbyllur në barazim 0 – 0.
Një tjetër precedent i rëndësishëm i përket edicionit 2004-2005, në raundin e parë kualifikues të Champions League. Tirana siguroi kalimin në raundin pasues pasi mposhti 3 – 2 Shelbourne në “Qemal Stafa”, ndërsa takimi në Irlandë përfundoi 0 – 0.
