Pamjet e reja zbardhin lëvizjet e të dyshuarit pas vrasjes së britanikes në Athinë

Detaje të reja po dalin në dritë lidhur me vdekjen e Elizabeth-Jane Ross, 38-vjeçares britanike e cila u gjet e pajetë në zonën e Kypselit, në Athinë.

Të lidhura

None found

Mediat greke kanë publikuar pamje nga kamerat e sigurisë, ku i dyshuari kryesor, 26-vjeçari Sharif Ahmadzai, shfaqet duke tërhequr nëpër rrugët e kryeqytetit grek një valixhe të zezë, brenda së cilës dyshohet se ndodhej trupi i viktimës.

Në regjistrime, Ahmadzai duket gjithashtu me një çantë shpine blu. Hetuesit dyshojnë se ai është drejtuar më pas në një ndërtesë të braktisur në Kypseli, ku ka lënë valixhen bashkë me trupin e gruas.

Vetëm rreth 13 minuta pas mbërritjes, 26-vjeçari është kapur sërish nga kamerat duke u larguar nga ndërtesa. Në këtë moment, ai nuk kishte më me vete as valixhen dhe as çantën e shpinës.

Edhe pse mohon autorësinë e vrasjes, Ahmadzai ka deklaruar se gruan e kishte gjetur të vdekur. Ai ka pranuar ndërkohë se e ka transportuar trupin, ka tërhequr para duke përdorur kartat bankare të viktimës dhe u ka dërguar të afërmve të saj mesazhe mashtruese, me synimin për të fshehur ngjarjen.

Hetimi i autoriteteve greke vazhdon për të sqaruar të gjitha rrethanat e vdekjes së 38-vjeçares britanike.

Sipas mediave britanike, mes tyre edhe “Daily Mail”, Ahmadzai njihej në Athinë si boksier profesionist në kategorinë super të lehtë, ndërsa ishte i përfshirë edhe në veprimtari komunitare.

Ai kishte shkuar në Greqi në vitin 2016, si refugjat i mitur i pashoqëruar, duke kaluar përmes ishullit të Lesbos. Më pas u konvertua në fenë e krishterë dhe, në vitin 2023, u martua me amerikanen Aleena Hall.

Së bashku me bashkëshorten, ai krijoi organizatën e krishterë “Dua çdo komb në Athinë”, e cila u ofronte ushqime dhe ilaçe familjeve në nevojë. Ahmadzai jepte gjithashtu mësime boksi pa pagesë për refugjatët e mitur.


Shtuar 4.08.2026 11:47

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet