Operacioni për riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria, Rama: Dy persona refuzuan riatdhesimin, po mbahen peng (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama deklaroi se dy shqiptarë, që ndodhen në kampin e ferrit të Al Holit në Siri, kanë refuzuar që të riatdhesohen. Në një konferencë për mediat, ai tha se ata po mbahen peng në këtë kamp, ndërsa ndihen të kërcënuar për jetën.

Sipas Ramës, gjatë këtij operacioni është vënë në rrezik edhe jeta e personave që ndërmorën këtë proces.

“Tani ata marrë nga strukturat tona të posaçme të kombinuara, të policisë dhe të mirëqenies sociale. Do iu drejtohen një strukturë të përgatitur enkas për ta. Do bëhen ekzaminimit mjekësore dhe psikologjike. Do të kenë një periudhë të shkurtër karantinimi, më pas sipas rastit, pasi një pjesë e tyre kanë adresa. Një pjesë e tyre do të cohën në shtëpi, apo struktura të posaçme. Operacionet e kësaj natyre janë të vështira, pasi zhvillohet në tokë ku s’janë kampe pushimi apo shtetërore, të sistemuara. Janë kampe lufte. Në këtë drejtim pune që bëhet, është e dyfishtë. Ka pasur rrezik vërtetë dhe për jetët e personave të përfshirë në operacion. Sa i përket numrit, ne kemi çuar një numër të caktuar profilesh prej fillimit kur kemi vënë kontaktet. E paqartë se sa është numri i personave të pa tërhequr. Ka dhe persona që kanë refuzuar, por që nga informacionet thuhet se janë pengje, pengje brenda kampeve. Frikën e kanë se gjatë momentit të shkëputjeve mund t’ju merren jetën. Në dijeninë tonë ka dy persona që kanë refuzuar, dhe nuk kanë bërë hapin për t’u paraqitur.”, tha Rama.


Shtuar 1.08.2021 08:47