Operacioni sot në zonën e “Vorrit të Bomit” në Tiranë, kishte të bënte me sekuestrimin e një sasie prej gati 3 kg kokainë nga policia e Tiranës.
Sipas Ora News, në aksion kanë marrë pjesë efektivët e forcave RENEA, të cilët janë njoftuar se do kryenin arrestimin e disa personave që mereshin me trafikim të lëndëve narkotike.
Nisur nga kjo situatë, një agjent policie është infiltruar si blerës me qëllim marrjen e kokainës e cila ishte fshehur në kuti pice.
Në momentin kur do realizohej shkëmbimi mes eurove dhe kokainës, kanë ndërhyrë efektivat e RENEA-s, të cilët kanë dashur të ndalojnë pikërisht personat që kanë pasur lëndën narkotike të kokainës.
Në një moment policisë ata i kanë ikur, ndërsa më pas janë ndaluar dhe po mbahen në policinë e Tiranës.
Të arrestuar janë Altin Gega dhe një person tjetër me mbiemrin Prenga, ndërsa vijon kërkimi për dy personat e tjerë të cilët kanë qënë në makinën tip Benz ngjyrë të zezë. Ata janë larguar pasi kanë arritur të ikin duke marrë me vehte dhe sasinë e kokainës dhe sasinë e eurove.
Dy personat e arrestuar mësohet se janë kapur në ambjentet e një lokali,ku qëndronin të pozicionuar për të monitoruar operacionin e kokainës me sasinë e eurove.
Pritet që në orët në vijim policia e Tiranës të dalë me një konferencë për shtyp, lidhur me këtë operacion. Gjatë aksionit, policia shtriu për tokë dhe gazetarin e politikës, Ergys Gjençaj, i cili u ndodh rastësisht në atë zonë.
View this post on Instagram