OKB ngre alarmin: Barazia gjinore në botë do të arrihet pas 300 vitesh

“Barazia gjinore në mbarë botën është një qëllim gjithnjë e më i largët, i cili do të arrihet në rastin më të mirë pas 300 viteve”, shprehet sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

“Barazia gjinore po largohet gjithnjë e më shumë. Me ritmin aktual, Organizata e OKB-së për Gratë (UNIFEM) parashikon se do të arrihet pas 300 vjetësh ”, theksoi Guterres në fjalimin e tij në fillim të diskutimeve në Nju Jork, në kuadër të Komisionit të OKB-së për Statusin e Grave (CSË). ), dy ditë para Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Sekretari i Përgjithshëm vlerësoi se “Në gjithë botën të drejtat e grave po cenohen, kërcënohen, shkelen” dhe se “progresi i arritur në dekada po zhduket.”

Guterres solli në vëmendje shembullin e Afganistanit , ku, pasi talibanët morën pushtetin në gusht 2021, “gratë dhe vajzat u zhdukën nga jeta publike”.

Ai nuk përmendi vendet e tjera me emër, por vuri në dukje se “në shumë fusha, të drejtat riprodhuese të grave po zvogëlohen dhe vajzat që shkojnë në shkollë janë në rrezik rrëmbimi ose sulmi”./albeu.com/