Një incident ka ndodhur në debatin e organizuar nga gazeta britanike Sun mes dy gladiatorëve për udhëheqjen e konservatorëve, ish-ministrit të financave, Rishi Sunak dhe ish-sekretares së jashtme Liz Truss.
Moderatorja e debatit Kate McCann u rrëzua, dhe videoja e momentit të frikshëm po bën xhiron e rrjetit.
Papritur, teksa dy kandidatët për pasardhës të Boris Johnson po kryqëzonin shpatat, gazetarja u rrëzua dhe studioja griu nga shoku, plotësisht.
El debate en vivo de los aspirantes al cargo de Primer Ministro británico se apagó repentinamente tras un incidente con ruido y estruendo en el estudio.
Menuda cara de susto. pic.twitter.com/LtvJTGrbx1
— Lorena (@Afroditaa1984) July 26, 2022
Incidenti ndodhi teksa Truss po i përgjigjej një pyetjeje. Ndërsa ajo fliste u dëgjua një zhurmë dhe më pas u pa një reagim i çuditshëm në fytyrën e ish-ministres së Jashtme britanike.
Pas zhurmës, shikuesit panë të shfaqej mesazhi i mëposhtëm në ekranet e tyre: “Na vjen keq për ndërprerjen e programit. Ne po punojmë për të zgjidhur problemin dhe së shpejti do t’i rikthehemi rrjedhës normale”. Më pas u vendos që debati të mos vazhdonte, ndërsa gjendja e moderatores ende nuk dihet./albeu.com