Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se në Ukrainë në qendër të shënjestrës është edhe sistemi shëndetësor.
OBSH shton se sistemi thuajse është shkatërruar, pasi mbi 43 spitale dhe qendra shëndetësore janë rrënuar plotësisht nga predhat ruse.
Drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së dr Mike Ryan dënoi sulmet në spitale.
“Sistemi shëndetësor në Ukrainë është kthyer shënjestër e sulmeve ruse. Duhet të mbështetet, të forcohet po ashtu duhet t’i ofrohet më shumë mjete për të shpëtuar jetë”, ka thënë ai./albeu.com/