“O skizofren, mos bëj si idiot”, Vasili shpërthen ndaj Ballës

Vazhdon debati në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, po fliste për rregulloren dhe kohën e fjalës në Kuvend, ka ndërhyrë kreu i grupit socialist Taulant Balla.

Vasili i ka kërkuar Ballës të mos ndërhyjë, duke iu drejtuar me fjalë ofenduese; “O skizofren, mos ndërhy, mos bëj si idiot”.

Për këtë gjuhë të përdorur, Nikolla kërkoi vëretje./albeu.com

 


Shtuar 24.11.2022 11:01