Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, Apeli rrëzon kërkesën e Lefter Kokës

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për një masë më të butë sigurie lidhur me masën e arrestit me burg për inceneratorin e Fierit.

Koka kërkon masë më të butë sigurisë për arsye shëndetësore, pasi sipas  një ekspertize mjekësore vuan nga disa sëmundje dhe në qeli i rrezikohet jeta,

Ndaj Kokës është në fuqi dhe një tjetër masë sigurie me burg për inceneratorin e Elbasanit.

Shtuar 24.11.2022 10:55