Prokurori grek Vassilis Pliotas ka urdhëruar Prokurorinë të zhvillojë një hetim tjetër në lidhje me vrasjen e Caroline Crouch.
Subjekti i urdhrit të prokurorit të Gjykatës së Lartë, është publikimi i të dhënave nga dosja e çështjes për krimin e ndodhur në Glyka Nera. Në veçanti, Pliotas urdhëroi Zyrën e Prokurorit të zhvillojë një hetim në lidhje me botimin e ditareve të Carolinës, informon albeu.com.
Sipas mediave greke, prokurori i Gjykatës së Lartë deklaron në urdhrin e tij se publikimet me elementë të çështjes janë publikuar mediat e shkruara dhe elektronike, thyen rregullat e etikës.
Ai gjithashtu thekson se botimi i këtyre është një fyerje e personalitetit të viktimës dhe mandje mund të kontribuojë në krijimin e një klime të favorshme për të akuzuarin./albeu.com