Nxënësit shpërthejnë në lot kur kthehen në klasë pa shoqen e shokun që u vranë në Deçan (VIDEO)

Në ditën kur filloi mësimi pas festave të nëntorit, shokët e shoqet kujtojnë dy nxënësit e vrarë në Gllogjan.

Veshjet e tyre kanë një simbolikë.

Ngjyra e bardhë në rrobat e tyre shfaq shpirtin e miqve të tyre, Gentës e Ledionit, kurse ajo e zeza, ngjarjen e trishtë që atyre iu ndodhi.

Para se të nisin mësimin, qindra nxënës të shkollës “Hysni Zajmi” në Gjakovë, po ndezin qirinj në nder të shoqes e shokut të tyre, që u vranë në rrethana ende të paraqarta të premten që shkoi.

Shoqja e Gentianës, që qëndroi me të deri pak momente para ngjarjes tragjike, thotë se më të kishin plane miqësie të gjata.

Lidhje të fortë me gjimnazisten kishin edhe shoqet tjera të klasës.

Pjesa më e vështirë për secilin, ishte hyrja në klasë ku mungonte Genta.

Banka e dytë nga ana e majtë kishte mbetur zbrazur e aty u vendosën lule e një qiri dhe fotografia e vajzës, që të gjithë do të donin që të ishte prezente fizikisht aty.

Këtu edhe drejtori i shkollës Gjokë Tahiri, pati disa fjalë për dorasin dhe për nxënësen e shkollës që drejton.

Emocionet kapluan të gjithë klasën përsëri.

Për shkak të kësaj gjendje të rënduar emocionale, nxënësit u liruan më herët nga mësimi.

Humbja e dy të rinjve ka bërë që mësimdhënësit të kujdesen edhe për shëndetin e nxënësve të tjerë.

Ndërkohë në Gllogjan të Deçanit dy familjet po mbanin ditën e fundit të të pames.

Pavarësisht se kanë kaluar katër ditë, numri i dashamirëve e miqve që vinin për kryeshëndosh, ishte i madh.

Kalimin e kësaj situate, më të vështirë e kanë familjarët, që para shumë vitesh kanë pasur edhe humbje tjera në luftë.

Mehmeti thotë se zbardhjen e rastit ja kanë lënë insutucioneve.

E institucionet nuk kanë konfirmuar ndonjë zhvillim në lidhje me hetimet për këtë rast.

T7 gjatë ditës ka kërkuar informacione nga Prokuroria për rastin, por që ata nuk kanë pranuar të flasin./Express


Shtuar 30.11.2021 21:15