Nusja braktis të fejuarin në aeroport, “ia mbath” me paratë e dasmës

Një çift i dashuruar ishin duke udhëtuar drejt Romës për t’u martuar. Mirëpo në këtë moment, dhëndri u shtang.

Nusja e braktisi të fejuarin e saj në aeroport dhe iku me valixhet e tij dhe 5 mijë paund. Çifti ishin rreth të 40-tave dhe ishin fejuar disa ditë më parë. Në momentin që po shkonin drejt Romës, burri shkoi në tualet, teksa nusja e ardhshme përfitoi nga rasti për të marrë gjithçka me vete dhe për t’ia mbathur.

Burri kërkoi kudo për të fejuarën dhe 5 mijë pafundet por nuk gjeti asgjë.

Ndërkohë një dëshmitar tha: “Ai ishte copëtuar. Mesa duket, ata ishin takuar vetëm kohët e fundit dhe ai kishte rënë kokë e këmbë në dashuri me të. Ai i kishte propozuar një ditë më parë dhe ajo kishte pranuar. Ata thanë se kishin planifikuar të martoheshin në Romë dhe ishin gati të fluturonin atje. Stafi e kërkonte kudo, por ajo nuk u gjet askund. Nuk ishte as e qartë nëse ajo kishte dalë nga aeroporti apo do të shkonte në një vend tjetër. Në fund u thirr policia”.


Shtuar 14.08.2022 17:51