Nuredin Dumani tregon “shokët”: Henrikut s’i tregoja se ishte i paqëndrueshëm, me Eljo Bitrin ishim te vrasja e Dorjan Shkozës

Këtë të martë, po mbahet në GJKKO seanca gjyqësore për procesin “Plumbi i Artë”. Para nisjes së dëshmisë ka kërkuar fjalën Xhuljan Hoxha.

E pas tij radhën për të dëshmuar e kishte bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili iu përgjigj pyetjeve nga avokati Gentian Rumano në lidhje me njohjen e tij me Henrik Hoxhën.

Nuredin Dumani:Me Henrik Hoxhajn jam njohur në dhjetor 2019. Jemi takuar fizikisht në 30 dhjetor 2019. Atë ditë ka qenë ditëlindja e Festim Qolit, e festonim çdo vit me daulle.

Hera e parë që shkoja te ditëlindja e Festim Qolit, erdhën diku te 50 veta. Shumë prej njerëzve aty unë i njihja.

Më prezantoi Festimi me Henrikun brenda në lokal. E kam parë një herë tek në makinë Henrik Hoxhajn, përpara se të njiheshim, kur Festimi ishte në kërkim për një vrasje.

Për ngjarjet që jam përfshirë i kam treguar Henrikut, ashtu siç më ka treguar edhe ai mua. I kam treguar për vrasjen e Fatmira Dedës, nuk më kujtohen të tjerat.

Gjatë kohës që flisja me Henrikun, nuk kishim kohë me fol për muhabete të vjetra sepse ishim të ngarkuar në atë moment.

Bashkë me ne ishte dhe Festim Qoli te shtëpia ime. Pastaj në një drekë pas disa kohësh ishim unë, Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase në Peqin.

Henrik Hoxhaj ishte drogaxhi, gënjeshtar. Unë dhe Henrik Hoxhaj kemi konsumuar bashkë lëndë narkotike kokainë në ditëlindjen e Festimit.

Për ngjarjet që kam organizuar në shumicën e rasteve nuk i tregoja Herikut, sepse nuk ishte i qëndrueshëm, fliste me të tjerët.

Me Eljo Bitrin jam njohur në 2013-2014, e ka takuar Henriku dy herë. Një herë kemi qenë të shtëpia ime kemi pirë kafe, ndërsa herën tjetër te vrasja e Dorjan Shkozës”.


Shtuar 8.04.2025 12:20