Numëruan më pak se 50%, KQZ merr masa të ashpra

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë masa për 18 KZAZ-të që kanë vonuar procesin e numërimit. Në  deklaratën për mediat zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj tha se 18 KZAZ-ve që kanë kanë vonuar procesin e numërimit dhe kjanë numëruar më pak se 50% të votave u janë vendosur gjoba. Për të gjithë anëtarët e komisioneve që kanë vonuar procesin e numërimit u është vendsur një gjobë prej 3 mijë lekësh të reja.

“Lidhur me procesin e ecurisë së votave në 92 vendet e numërimit të votave, deri tani ka përfunduar numërimi për subjektet por edhe për kandidatët për 39 KZAZ, në 35 KZAZ kanë arritur të numërojnë vetëm mbi 50% të QV që kanë në administrim, ndërsa 18 KZAZ kanë numëruar më pak se 50%. Duke patur parasysh ecurinë e ditës së sotme, më lejoni të ju informoj se KQZ ka vendosur sanksionin administrativ prej 3 mijë lekësh për të gjithë anëtarët e komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor, të cilët deri në këto momente kanë numëruar më pak se 50% të QV, pra për 18 KZAZ. Sanksioni është vendosur për mos respektim të nenit 122, pika 1 e Kodit Zgjedhor, i cili përcakton se tabela përmbledhëse e rezultatit të zgjedhjeve për zonën e administrimit zgjedhor nxirret nga KZAZ jo më vonë se ora 22:00″, tha Hoxhaj.


Shtuar 27.04.2021 08:01

Tags: , ,