Numërohen 181 kuti nga 337 në Durrës, kush po e udhëheq garën bindshëm

Emiriana Sako e Partisë Socialiste po kryeson garën në bashkinë e Durrësit. Deri më tani në këtë bashki janë numëruara 181 nga 337 kuti votimi. Zonja Sako ka siguruar 20 755 vota ose thënë ndryshe 57.78% të të gjithë votave të numëruara.

Në vend të dytë renditet kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka që ka 28.90% të votave ose thënë ndryshe 10 379 vota.

Në vendin e tretë deri më tani është Luan Hoti i Partisë Demokratike me 4784 vota ose 13.32% të atyre të numëruara deri më tani. /albeu.com


Shtuar 7.03.2022 07:51