Nuk rezervohet më, Luiza Gega flet dhe për zemrën e saj! Rrëfimi ndryshe i kampiones

Sot në ‘Abc e Pasdites’ sportisten kampione Luiza Gegën e njohëm jo vetëm nëpër petkun e atletes, por ajo ndau në intervistën me Ermal Peçin edhe shume detaje nga jeta e saj personale.

Pas marrjes së medaljes së artë në kompeticionin europian në disiplinën e vrapimit me pengesa 3000m, Luiza u prit nga kryeministri Rama në një ceremoni madheshtore dhe shumë emocionuese për sportisten. Por një moment i bukur për të u pasua nga shumë komente dhe polemika, të cilave Luiza u përgjigjet kështu:

“Në të gjithë botën sportistët priten si heronj. Nuk ka lidhje cila parti është në pushtet. Kushdo parti që do të priste unë patjetër që do të shkoja, nuk ka lidhje me bindjet politike. Është respekt për artistin apo sportistin që ka bërë një arritje për vendin e tij. Ishte momenti që ishte kjo parti në pushtet, qëllova unë që bëra këtë arritje. Unë shpesh herë kam thënë që rrugëtimi nuk ka qenë aspak i lehtë, mbështetja ka qenë shumë e pakët, patjetër. Do që të t’i lehtësojnë gjërat, por askush nuk ta jep fuqinë te këmbët.”

Ndër të tjera Luiza fitoi edhe një shumë financiare nga shteti. E teksa Ermali me batutë e pyet se çdo të bëjë me ato para, Luiza tha se në mendjen e saj të parët që shkojnë janë familjarët, të cilët kanë sakrifikuar kohë e të mira monetare për rrugëtimin e saj.

“I marr pas 3 muajsh pasi të tilla janë proçedurat ligjore. Unë në fakt çdo gjë që mund të kem time, po nuk e ndjeva të barabartë me ta.. kam nipa e mbesa që vdes për ta dhe mundohem tua blej dashurinë me gjëra. Për mua nuk kanë vlerë lekët. Nuk kam menduar se çfarë do bëj me ato lekë.” – tha kampionia e Europës.

Shumë serioze dhe aspak e hapur për jetën sentimentale, Luiza sot deklaroi se është beqare. Me humor rrëfeu se e ëma priste një lajm nga jeta dashurore, për të cilën Luiza i ka shprehur se nuk duhet ta pyes më sepse kur të vijë momenti do t’ia tregoj.

“Për momentin nuk kam dikë në zemër. Kur të vijë momenti do ta ndajë. Do përkushtim, unë nuk mund të qëndroj nëpër male ose ai duhet të vendosi që kur unë të vrapojë, ai të rrij me luanin. ”


Shtuar 9.09.2022 18:38