Nuk qëndroi 48 orë, Stresi lirohet nga burgu i Pejës

Mëngjesin e djeshëm, reperi Stresi u vetëdorëzua në Policinë e Pejës, ku këta të fundit kanë qenë prej javësh në kërkim të tij për sherrin e bujshëm që ndodhi pak kohë më parë në një klub nate në Pejë.

Vendimi i marrë nga Prokuroria për të ishte qëndrimi 48 orë në paraburgim por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Këtë e ka bërë të ditur vetë, Stresi përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, derisa gjithashtu njoftoi se do të performojë në një klub nate në Tiranë.

Sapo dola shihemi…. “, shkroi reperi në postimin e tij.


Shtuar 2.11.2024 17:22