Frika vazhdon në Francë, pasi sipas informacioneve të BFMTV një lojtar i Nice kërcënon të vrasë veten, duke u hedhur nga ura Magnan në autostradën A8, në drejtim të Italisë – Aix-en-Provence.
Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Alesis Beka – Beka i cili dyshohet se ka ndaluar mjetin e tij në korsinë e emergjencës dhe kërcënon të hidhet në zbrazëti nga lartësia 100 metra.
Policia është aty dhe negocion me lojtarin. Nice ka dërguar në vendngjarje edhe psikologen e saj, ndërsa ka mbërritur edhe e dashura e tij.
Mediat zbulojnë se futbollisti kërkon t’i japë fund jetës për shkak të ndarjes nga e dashura. Raportohet se ai nuk e përballoi dot ndarjen, duke e shtyrë veten në këtë akt dëshpërimi. Ndërkohë klubi francez ka pezulluar të gjitha aktivitetet e ditës së sotme.
Pasoja e sa më sipër është krijimi i një bllokimi trafiku prej 5 kilometrash.
?BREAKING NEWS?Footballer of the “Nice” club, Alexis Beka-Beka, is currently threatening to commit suicide in France. Rescuers and the footballer’s girlfriend have arrived at the scene.#wagonbet #nicefc #france #football #UrgentNews pic.twitter.com/CTRRSkKkvv
— Wagon Bet (@wagon_bet) September 29, 2023