Momente tmerri në Francë, futbollisti 22-vjeçar tenton të hidhet nga ura

Një lojtar nga Nice, një ekip i Kategorisë së Parë Franceze, u gjend në një rrugëkalim në autostradën A8 në Francë, pranë këtij qyteti në Côte d’Azur, dhe kërcënoi të hidhej nga ura.

Sipas RMC Sport,, bëhet fjalë për Alexis Beka Beka, mesfushori francez 22-vjeçar.

Në këtë moment, sipas burimeve të sipërpërmendura, forcat e sigurisë dhe të shpëtimit janë në negociata të plota me lojtarin për të shmangur përfundimin fatal që do të rezultonte në tragjedi.

Nuk dihen arsyet që e shtynë lojtarin të merrte një vendim kaq drastik dhe dramatik, por Nice tashmë ka lëshuar një deklaratë në mbështetje të plotë për Beka, ndërsa ka anuluar të gjitha daljet në media të planifikuara për këtë të premte.


Shtuar 29.09.2023 12:43