Nuk ndalet eksodi, 48 mijë shqiptarë bëhen shtetas të BE-së, shifrat

Vala e re e emigracionit masiv që ka përfshirë vendin po reflektohet në numrin e lartë të shtetësive që po marrin shqiptarët në shtetet e Bashkimit Europian.

Të dhënat e fundit të Eurostat bëjnë të ditur se për shtetasit shqiptarë u dhanë 48 mijë shtetësi nga vendet e BE-së ku ata jetonin, duke i renditur ata të tretët, pas Sirisë dhe Marokut, dy shtete me një popullsi shumë më të lartë sesa Shqipëria.

Të lidhura

None found

Italia është vendi që ka dhënë më shumë shtetësi për shqiptarët, me 66% të totalit, e ndjekur nga Greqia, me 22.3, Gjermania 6.6%, Suedia 1.6% dhe të tjerat 3.8%.

Në Greqi, shqiptarët renditen të parët për marrjen e shtetësisë, dhe në Itali po ashtu.


Shtuar 27.03.2026 22:47